Politike

Takimi Meta-Basha, komenton Rama: Dështon Luli, ndërhyn Iliri, presidenti ka marrë drejtimin e opozitës

27 Qershor 2019, 08:24 Nga DOSJA
Takimi Meta-Basha, komenton Rama: Dështon Luli, ndërhyn Iliri,

Tiranë- Kryeministri Edi Rama nga njësia 4 në një takim me qytetarët ka folur për takimin e sotëm Basha-Meta. Ai është shprehur se Meta ka marrë drejtimin e opozitës.Ai ka theksuar se pas dështon Lulzim Basha ndërhyn presidenti Ilir Meta.

“Sot kanë përgjigjen e saktë edhe nga Kolegji Zgjedhor. Meta ka marrë drejtimin e opozitës. Këta u çmendën  por u çmendën të gjithë njëherë. Dështon Luli dhe ndërhyn Iliri. Ky hapni vendin se do hidhem, është habi e madhe shumë dhe i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e ç’firmosjes së firmës së vet, u dha motiv sado absurd për tu kap këtyre që ne do mbrojmë dekretin, sot aktualisht e ka marrë përgjigjen shumë qartë ajo histori nga kolegji zgjedhor, se është ajo gjykata, dhe është pa të drejtë ankimimi”, shprehet Rama.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me Bashën. Takimi është fokusuar tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës. Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta takimi meta basha zgjedhjet e 30 qershorit edi rama ilir meta takimi meta basha zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll