Politike

SHBA dhe vendet e BE gati për 30 qershorin, kërkesë KQZ-së: Duam vëzhgues

27 Qershor 2019, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË- Ambasada e SHBA, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera Evropiane kanë kërkuar që të kenë vëzhgues në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas kërkesës zyrtare nga ambasadat, KQZ në mbledhjen e sotme ka akredituar vëzhguesit dhe përkthyesit e tyre të cilët do të jenë prezentë në 30 qershor.

Duke komentuar dhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen deri më tani të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor, selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.

 

Miratimi i kërkesës se ambasadave ësthë bërë sot në mbledhjen e KQZ e thirrur nga zëvëndëskryetari Denar Biba, dhe anëtarët, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi, Rezarta Bitri.

NJOFTIMI I KQZ

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Kujtojmë se dhe tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Nga maxhoranca është bërë thirrje që këto zgjedhje do të jenë të qeta, ndërsa nga opozita është thënë se nuk do të njihen. Preisdenti Meta pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që ligjëroi 30 qershorin ka bërë thirrje për dialog dhe ka nisur konsultimin me partitë. Rama refuzoi takimin, ndërsa opozitarët njëri pas tjetrit kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër me Metën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e britanise ambasada e italise ambasada e shba kerkesa per vezhgues mbledhje e kqz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 ambasada e britanise ambasada e italise ambasada e shba kerkesa per vezhgues mbledhje e kqz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll