Politike

“Ke mashtruar demokratët”, Berisha-Bashës: Mashtron!

7 Janar 2022, 20:00 Nga DOSJA
“Ke mashtruar demokratët”, Berisha-Bashës: Mashtron!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar mashtrime të gjitha deklarata e bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se Basha është bërë si zëdhënës i ambasadores së SHBA-ve në Tiranë dhe flet për shpalljen e tij non-grata.

“T’i përgjigjesh një njeri që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra, nuk është racionale, të themi të vërtetën këtu foli si zëdhënës i zonjës Yuri Kim. Tani, unë jam shpallur non-grata dhe kjo besoj që nuk ka ngelur njëri që di emrin e Sali Berishës e nuk e ka marrë vesh. Çdo njeri ka pritur me shumë të drejtë që ata që morën këtë vendim të paraqesin një provë apo fakt, ligji mbi të cilin bazohet ky vendim, detyron dosjen të bëhet publike. Nuk ka asgjë që mund ta mbajë të fshehtë këtë dosje. Jam kërcënuar që këto të dhëna do dërgohen në Thesar, direkt nga Yuri Kim. Nuk e zgjodha unë Bashën si ndërmjetës, e zgjodhi zonja Kim. Unë ju përgjigja, dërgojini që nesër. Unë lirinë e fjalës nuk e ndërroj me asgjë mbi tokë. Fjala ishtë të mos përmendja Palmer, Blinen apo të tjerët. Ky bëri zëdhënësit. Kjo pyetje që më bën ti mua është më mirë të drejtosh me shkrim ndaj Kim,”- tha Berisha. 

(F.mdosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll