Politike

Nesër vritet deputeti i PD? Çollaku: Ngjarje kriminale, Braho të japë informacione

7 Janar 2022, 18:07 Nga DOSJA
Nesër vritet deputeti i PD? Çollaku: Ngjarje kriminale, Braho

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kërkuar që ish-deputeti socialist Spartak Braho të japë detaje në lidhje me deklaratën që dha këtë mesditë me anë të së cilës paralajmëroi vrasjen e një deputeti të PD-së.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Çollaku tha se nëse ka situata të tilla kjo nuk është më një çështje që i takon PD-së, por është një ngjarje kriminale dhe duhet të trajtohet si e tillë nga autoritetet përgjegjëse. Çollaku i bëri thirrje Brahos se nëse ka informacione për skenarë të tillë t’i transmetojë ato tek autoritetet përkatëse.

“Nuk e imagjinoj që mund të ketë situata të tilla, këto nuk zgjidhen nga politika, por janë situata kriminale, nëse ka situata të tilla, atëherë kjo nuk është më çështje e PD, por të trajtohet si një ngjarje kriminale, është shumë e rëndë. Do kaloj mes njerëzve, demokratët nuk vrasin demokratët. Jam i turpëruar që kësaj partie i ndodh kjo histori, selia mund të hidhet në erë dhe me tritol, Braho të jap informacion nëse ka. Jam i pafjalë dhe i turpëruar nga kjo që po ndodh,”- tha Çollaku.

Këtë mesditë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka paralajmëruar se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme, do të shoqërohet me dhunë e vrasje. I ftuar në “Zona Zero”, Braho paralajmëroi vrasjen e një deputeti të Partisë Demokratike, me inicialet E.A., por pa i përmendur emrin. Nga inicialet dyshohet se mund të bëhet fjalë për Enkelejd Alibeajn, por nga autoritetet nuk ka pasur asnjë reagim.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kreshnik çollaku spartak braho kreshnik çollaku spartak braho

Sondazh

Poll