Sport

Milan, përralla e Navas! Në pankinë kundër Romës dhe kthimi në shtëpi me tramvaj

7 Janar 2022, 15:06 Nga DOSJA
Milan, përralla e Navas! Në pankinë kundër Romës dhe

MILANO-Imazhi më i bukur i ndeshjes Milan-Roma nuk janë golat e Giroud, Messias dhe Leaos apo pritjet e Maignan, por fotoja e Lapo Nava-s, portieri i ri i kuqezinjve, që kundër verdhekuqve u ul për herë të parë në pankinë në Serie A dhe pas ndeshjes i veshur me kostumin sportiv të klubit u kthye në shtëpi me tramvaj.

Një imazh shumë i ëmbël në botën e futbollit dhe fotoja e shkrepur nga një tifoz i vëmendshëm në pak orë ka bërë xhiron e rrjetit.17-vjeçari Nava luan me ekipin U-18, por në Milanello flasin shumë mirë për të dhe ka disa kohë që stërvitet me skuadrën e parë.

Dëmtimet e Plizzari dhe Jungdal, si dhe mungesa e Tatarusanu prej covidit, i dhanë mundësinë që të grumbullohet për herë të parë për një ndeshje në Serie A dhe të dielën kundër Venezias do të jetë sërish në pankinë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lapo nava milan roma lapo nava milan roma

Sondazh

Poll