Aktualitet

Protesta e thirrur nga Berisha, ambasada amerikane në Tiranë: Shmangni tubimet!

7 Janar 2022, 14:09 Nga DOSJA
Protesta e thirrur nga Berisha, ambasada amerikane në Tiranë: Shmangni

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh për të gjithë qytetarët amerikanë pas lajmërimit për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që pritet të mbahet nesër. Në një postim në rrjetet sociale, ambasa këshillon të gjithë qytetarët amerikanë që të shmangin çdo zonë ku mbahet tubimi. Sipas ambasadës, pavarësisht se është lajmëruar për tubim paqësor, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

MESAZHI I AMBASADES AMERIKANE: Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022 Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike. Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00. Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet që duhet të bëni: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të informuar për vendin ku ndodheni. Monitoroni mediat lokale për përditësime.

LAJM KRYESROR: Dita e 3/Selia e PD e kyçur! Berisha shkon në selinë blu: Basha del me ‘petule’

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ambasada amerikane perplasje ne partine demokratike ambasada amerikane perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll