Aktualitet

Aksioni i RENEA-s në Vlorë, arrestohet 1 person, shoqërohen 3 të tjerë

7 Janar 2022, 08:03 Nga DOSJA
Aksioni i RENEA-s në Vlorë, arrestohet 1 person, shoqërohen 3

VLORË– Aksioni i nisur mbrëmjen e kaluar në Vlorë ka vënë në pranga një person. Dosja.al raportoi se forcat RENEA zbarkuan në qytetin e Vlorës në një aksion blic. Në përfundim, një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shoqëruar pas aksionit të Forcave RENEA.

Nuk dihet identiteti i personit që ka rënë në pranga dhe as i të shoqëruarve. Ende nuk ka informacion nëse ata kanë lidhje me atentatin ndaj të riut Diego Hanaj 2 ditë më parë.

RENEA zhvilloi mbrëmë operacione blic në disa qytete në vend, në Elbasan, Fier, Durrës e Shkodër, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, me precedent penal apo që mbajnë armë pa leje. Aksioni vjen 1 ditë pasi Drejtori i Përgjithëm i Policisë Glenis Nano mblodhi të gjithë drejtuesit e qarqeve, ku u bëri presion mbi aktet kriminale që kanë ndodhur.

LAJMI KRYESOR: EMRAT-VD/RENEA aksion në disa qytete, 19 të arrestuar, sekuestrohen armë e kokainë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea renea renea ne vlore vlore 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea renea renea ne vlore vlore

Sondazh

Poll