Aktualitet

ATENTATI ndaj Hanajt! Autorët e ruanin, dëshmia e të riut me 3 emra: Nuk i njoh

7 Janar 2022, 08:59 Nga DOSJA
ATENTATI ndaj Hanajt! Autorët e ruanin, dëshmia e të riut me 3

VLORË-Diego Hanaj, i riu i cili u plagos dy ditë më parë në Vlorë mësohet se ka përdorur më herët emrat Teki Haxhiraj dhe Teki Hanaj. 37-vjeçari me 3 emra, në dëshminë e dhënë për grupin hetimor ka pohuar se nuk ka dijeni se kush ishin personat që e qëlluan. Ai hedh poshtë pretendimin e konflikteve duke thënë se nuk ka pasur asgjë me to.

‘Nuk njoha njeri nga ata që më qëlluan, nuk kam konflikte‘- është shprehur ai.

Autorët kishin qenë disa herë në lagjen e Hanajt me mjetin tip ‘Audi’ për të ruajtur të riun i cili sapo ishte kthyer nga Holanda. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat ndodhen nën sekuestron e policisë.

Makina e djegur e autorëve është gjetur ditën e djeshme në fshatin Trevllazër. Mësohet se mjeti është e vjedhur dhe natën e atentatit autorët i janë shmangur kontrollit policor duke u larguar me shpejtësi.

Plagosja ndodhi dy ditë më parë në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, në orën 19:15. Diego Hanaj është qëlluar me armë zjarri nga një automjet teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Hajnaj i sapokthyer nga Holanda, autorët e kishin ruajtur në lagje, makina e vjedhur

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diego hanaj diego hanaj

Sondazh

Poll