Aktualitet

SKEMA/Të dhënat e shqiptarëve ‘vlejnë’ 20-30 mijë lekë, u nisën me e-mail e u shitën

7 Janar 2022, 10:24 Nga DOSJA
SKEMA/Të dhënat e shqiptarëve ‘vlejnë’ 20-30

TIRANË – Të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë me pagat dhe targat e tyre kanë kushtuar nga 20 deri në 30 mijë lekë. Mësohet se Andi Agaraj i shiti të dhënat e shqiptarëve për 20 deri në 30 mijë lekë te Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Agaraj i ka marrë të dhënat nga kolegia e IT Eni Qirjako, e cila i  dërgoi me email Andi Agarajt databazën me pagat për 6 muaj të ndryshëm

Si funksiononte shkëmbimi dhe shitja e materialeve:

Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin Wetransfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e ‘Sistemit Cats’, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e ‘Sistemit CATS’, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI me pagat!Prokuroria: Specialistët e IT te Tatimet shitën të dhënat (DETAJE)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll