Aktualitet

Kokaina në Portin e Durrësit!Dy në pranga, kush është doganieri dhe inspektori i AKU

7 Janar 2022, 08:35 Nga DOSJA
Kokaina në Portin e Durrësit!Dy në pranga, kush është

TIRANË – Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë lidhur me kapjen e 119 kg kokainë në Portin e Durrësit. Të arrestuarit janë Julian Merhori, agjent doganor dhe Bujar Qurku, Inspektor i AKU. Ndaj tyre rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe pasi sipas policisë nuk kanë ndjekur procedurat standarde të kontrollit të kontejnerit me banane në të cilën u gjet sasia e lëndës narkotike.

Agjenti doganor Julian Merhori dhe inspektori i AKU-së Bujar Qurku, dy nga të arrestuarit për kapjen e 119 kg kokainë në një kontenier kompania bananesh, mësohet se i kanë firmosur shkresat për ngarkesën në fjalë përpara se ajo të mbërrinte në Portin e Durrësit. Në shkresa tregohet se 20 tonë me banane kanë hyrë më 25 dhjetor, ndërsa për to është firmosur nga punonjësit e portit para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Ndërkohë, janë sekuestruar te gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në portin e Durrësit dhe po bëhet kqyrja e tyra që nga dita kur aty ka mbërritur kontenieri. Ekzaminimi i tyre do hedhë më shumë dritë nëse arkat që mungojnë janë marrë këtu apo në Itali.

Sasia e kokainës u kap në datë 30 dhjetor në kontenierin e një kompanie bananesh në Vaqarr. Ai kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në Itali për te mbërritur pastaj në Durrës. Deri më tani në burg janë 3 persona, Marson Murataj, Gëzim Kalaja, Hasan Saliu.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

119 kg kokainë/Të arrestuarit firmosën shkresat para se kontenieri të vinte në port

(a.b-e.h/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit bujar qurku julian merhori 119 kg kokaine ne portin e durresit bujar qurku julian merhori

Sondazh

Poll