Aktualitet

Frikë nga varianti Omicron! Manastirliu mbledhje me Komitetin Teknik të Ekspertëve

7 Janar 2022, 11:03 Nga DOSJA
Frikë nga varianti Omicron! Manastirliu mbledhje me Komitetin Teknik

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është mbledhur ditën e sotme me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja në ‘Facebook’, teksa ka ndarë fotot dhe detajet nga takimi. Manastirliu tregon se vaksinimi është një domosdoshmëri për të gjithë personat që ende nuk e kanë kryer vaksinën, ndërsa shton se dhe aplikimi i dozës përforcuese është e rëndësishme.

Ministrja kërkon që të mbahet maska në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të shmangen grumbullimet dhe ruajtja e distancës do të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

POSTIMI:

Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll