Aktualitet

Skandali i pagave, Imeraj: Hetimet do shtrihen edhe ndaj personave që krijuan akses

7 Janar 2022, 10:05 Nga DOSJA
Skandali i pagave, Imeraj: Hetimet do shtrihen edhe ndaj personave që

TIRANË – Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u shpreh ndër të tjera në deklaratën për mediat se, veprimtaria e publikimit të të dhënave personale ka nisur në vend prej disa muajsh, duke përmendur patronazhistët. Sipas Imeraj hetimet do të shtrihen edhe për personat që kanë krijuar akses në këto të dhëna dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi.


“Është arritur të vihen para përgjegjësisë penale dy persona të tjerë që punojnë në sektorin privat që kanë blerë të dhënat. Prokuroria vazhdon hetimet, pasi sekuestrim i dokumentacionit është bërë edhe në institucione të tjera si DPSHTRR pasi dolën edhe të dhëna për targat, Duke patur parasysh që një veprimtari ka muaj që zhvillohet nisur me patronazhistët dhe më pas me publikim e targave e pagave, Prokuroria është në funksion të plotë për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Pistë hetimi edhe për ata që kanë krijuar aksesin për pasjen e këtyre të dhënave dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi. Garantojmë hetim objektiv dhe të plotë për të zbuluar edhe qëllimin e autorëve nëse donin t’i përdornin këto të dhëna apo kishin qëllime të tjera nëpërmjet publikimit. Nxjerrjen e qëllimit të këtyre të dhënave”, tha Elisabeta Imeraj.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI me pagat! Prokuroria: 2 IT te Tatimet ja shitën 2 përmbaruesve

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj skandali me pagat e qytetareve elisabeta imeraj skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll