Aktualitet

119 kg kokainë/Të arrestuarit firmosën shkresat para se kontenieri të vinte në port

7 Janar 2022, 10:41 Nga DOSJA
119 kg kokainë/Të arrestuarit firmosën shkresat para se

DURRËS – Agjenti doganor Julian Merhori dhe inspektori i AKU-së Bujar Qurku, dy nga të arrestuarit për kapjen e 119 kg kokainë në një kontenier kompania bananesh, mësohet se i kanë firmosur shkresat për ngarkesën në fjalë përpara se ajo të mbërrinte në Portin e Durrësit.

I gjithë dokumentacioni dhe praktikat e ndjekura nga punonjësit e Portit të Durrësit për futjen e kamionit në vendin tonë ështe sekuestruar nga grupi hetimor. Në shkresa tregohet se 20 tonë me banane kanë hyrë më 25 dhjetor, ndërsa për to është firmosur nga punonjësit e portit para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Tek dokumentet që janë sekuestruar janë gjetur prova që do i shërbejnë hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. Pavarësisht arrestimit të agjetit doganor Julian Merhori dhe inspektorit të AKU-së Bujar Qurku, prokuroria vijon hetimet për identifikikimin e personave dhe zyrtarëve te tjerë që mund të kenë shpërdorurar detyrë.

Ndërkohë, janë sekuestruar te gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në portin e Durrësit, dhe po bëhet kqyrja e tyra që nga dita kur aty ka mbërritur kontenieri, ku ekzanimimi i tyre do hedhë më shumë dritë nëse arkat që mungojnë janë marrë këtu apo në Itali.

LAJMI KRYESOR: Kokaina në Portin e Durrësit!Dy në pranga, kush është doganieri dhe inspektori i AKU

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit bujar qurku julian merhori 119 kg kokaine ne portin e durresit bujar qurku julian merhori

Sondazh

Poll