Aktualitet

Nxjerrja e pagave dhe targave, të dhënat u morën me USB dhe u shpërndanë

7 Janar 2022, 10:15 Nga DOSJA
Nxjerrja e pagave dhe targave, të dhënat u morën me USB dhe u

TIRANË – Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të arrestuarit për skandalin e nxjerrjes së të dhënave personale me pagat dhe targat e qytetarëve shqiptarë, dyshohet se i kanë marrë të dhënat nga sistemi me anë të USB.

Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Mësohet se punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili bashkë me një tjetër i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI me pagat!Prokuroria: 2 IT te Tatimet ja shitën 2 përmbaruesve(EMRAT+DETAJE)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll