Aktualitet

E FRIKSHME!Imeraj: Autorët i kanë shitur të dhënat e qytetarëve shqiptarë te privati

7 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
E FRIKSHME!Imeraj: Autorët i kanë shitur të dhënat e

TIRANË – Dy të arrestuarit për skandalin e nxjerrjes së pagave të qytetarëve shqiptarë i kanë shitur të dhënat e qytetarëve shqiptarë te privati. Këtë e ka thënë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në një deklaratë për mediat, ku ka treguar pistat e hetimit se ku po përqendrohet ky institucion për zbulimin e ngjarjes në fjalë.

Sipas Imerajt, është bërë sekuestrimi i serverave, ndërsa shton se deri më tani janë evidentuar 4 autorë, dy prej të cilave punonjës të Tatimeve me detyrë IT.


“Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre, Specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu i saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve. Punonjës të caktuar kanë arritur të shfrytëzojnë detyrën e tyre. Prokuroria vazhdon hetimet intensive, sekuestrimi është bërë në drejtorinë e tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Grupi hetimor e falënderoj për veprime intensive për rastin, ka qenë i devotshëm për të gjitha pistat e hetimit dhe qëllimi i publikimit të këtyre të dhënave nëpërmjet medieve. Nga ana jonë është zbuluar mekanizmi i ngjarjes, se si këto të dhëna aksesoren dhe përdoren, ka pasur punonjës në privat që kanë blerë këto të dhëna për një qëllim të caktuar për ti përdorur. Ne nxorëm detaje më shumë se rezultatet e hetimit por ka një interesim të gjerë. Kush janë subjekte private, janë 2 persona që punojnë në fushën e përmbarimit dhe këto të dhëna personale i kanë përdorur për interesat e tyre, do të ketë ndëshkim për personat që i kanë shpërndarë”, u shpreh Imeraj.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI me pagat! Prokuroria: 2 IT te Tatimet ja shitën 2 përmbaruesve

(a.b-e.h/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj skandali me pagat e qytetareve elisabeta imeraj skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll