Politike

Një ditë para protestës! Basha shkon i pari në selinë e PD, dera kryesore e kyçur

7 Janar 2022, 09:27 Nga DOSJA
Një ditë para protestës! Basha shkon i pari në selinë e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në selinë blu.

Fax News ka siguruar një video, ku makinat e Bashës dhe Bardhit shihen të parkuara në oborrin e PD.

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll