Politike

Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Grupin Parlamentar!Porosia e zv.ambasadorit:Jo dhunë

7 Janar 2022, 09:01 Nga DOSJA
Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Grupin Parlamentar!Porosia e

Në kulmin e akuzave nga mbështetësit e Berishës se është izoluar në selinë e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha erdhi si çdo mëngjes në PD, por ndryshe nga ditët e tjera, dje ai nuk u ngjit në zyrën e tij, por u ul në një kafe informale me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në PD

Për herë të parë dje, kreu i Partisë Demokratike pa në kohë reale nga oborri i kafes që ndodhet përbri selisë blu, momentet kur deputetët që janë pozicionuar pranë Berishës dhe të rinjtë kërkonin të futeshin në selinë blu. Ai nuk u largua edhe kur ata ndodheshin vetëm disa metra larg tij. Kreu i PD-së u ngjit në zyrën e tij vetëm disa minuta para se të priste në një takim zëvendësambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Demian Smith. Për të shkuar në zyrën e tij, Basha nuk përdori derën kryesore, por njësoj si administrata e PD-së, derën që ndodhet në anën lindore të godinës, aty ku më herë hyri edhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku.

TAKIMI ME ZV.AMBASADORIN

Vetëm pak minuta pasi Basha u ngjit në zyrën e tij, në oborrin e PD-së u shfaq makina që solli zëvendësambasadorin e SHBA-së, Demian Smith, me bashkëpunëtorët e tij. Edhe zëvendësambasadori shkoi në takim duke përdorur derën anësore, e cila duket se pas rikonstruktimeve, do të përdoret më shpesh për t’u futur në selinë blu. Diplomati amerikan mbërriti në PD rreth orës 13:00 ndërsa takimi me kryedemokratin dhe lidershipin zgjati për rreth 60 minuta. Pas takimit ai u largua duke respektuar kodin e takimeve të formatit të tillë.

Gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve se tema kryesore e diskutimit ditën e djeshme mes lidershipit të PD-së dhe diplomatit amerikan u fokusua te protesta e lajmëruar më 8 janar nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, që u krijua më 11 dhjetor 2021. Burimet konfirmuan se zëvendësambasadori pyeti kryedemokratin Basha nëse do të ndodheshin në seli gjatë kohës që do të zhvillohet protesta. Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit diplomati i SHBA-së kërkoi që të shmangej dhuna.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së i ka konfirmuar z. Smith se ditën e shtunë ai, së bashku me Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, kanë planifikuar mbledhje dhe do të jenë në seli në kohën që jashtë godinës do të jenë duke protestuar mbështetësit e Berishës. Po ashtu, kreu i PD-së ka bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet. Në kushtet e një përplasjeje politike, ndonëse brenda familjes, vendimi i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar për të qëndruar ë bashkuar para protestuesve duket se është edhe një mesazh për të demonstruar se kush ka shumicën./Panorama.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll