Sport

Bayern Munich, thirrje për ndihmë 16-vjeçarëve që të kompletojë skuadrën

7 Janar 2022, 05:58 Nga DOSJA

GJERMANI – Nëntë lojtarë pozitivë me Covid-19, duke përjashtuar të dëmtuarit, e gjejnë Bayern Munich të gjymtuar dhe të shkatërruar për të rifilluar Bundesligën, të premten kundër Mönchengladbach.

Në këto kushte trajneri Julian Nagelsmann ka thirrur për të plotësuar numrin e nevojshëm lojtarë 16-vjeçarë në skuadrën e tij, duke i lënë drejtuesit e klubit për të negociuar për shtyrjen e ndeshjes. “Detyra ime është të përgatitem sikur ndeshja po zhvillohet,”– thotë Nagelsmann, skuadra e të cilit kryeson me nëntë pikë epërsi ndaj Dortmundit përpara se të përballet me M’Gladbach për javën e 18-ën të Bundesligës.

Të enjten në mesditë, Nagelsmann mund të llogariste vetëm në nëntë lojtarë nga skuadra e parë, përfshirë edhe Joshua Kimmich, i kthyer nga karantina, por që nuk ka luajtur që nga 6 nëntori dhe Niklas Süle, i cili vuan nga dhimbja e shpinës. Për të kompletuar skuadrën, trajneri 34-vjeçar i është drejtuar skuadrës së të rinjve, ku ka veçuar dy lojtarë të moshës vetëm 16 vjeç: sulmuesin Arijon Ibrahimovic (lindur më 11.12.2005) dhe mesfushorin Paul Wanner (23.12.2005).

Nëse njëri prej tyre do të aktivizohet të premten në mbrëmje, ai do të bëhej lojtari më i ri në historinë e Bayernit, që do të luajë në një ndeshje të Bundesligës, duke thyer rekordin për Jamal Musiala, i cili ka debutuar në moshën 17 vjeç e 115 ditë. “Të dy janë shumë të talentuar, – tha Nagelsmann, – Ari është shumë i fortë një me një, Paul është një lojtar shumë i shpejtë dhe mëngjarash. Situata ka edhe anën pozitive, ne po promovojmë talentet e rinj.”

Kapiteni Manuel Neuer (me Covid) do të zëvendësohet nga Sven Ulreich. Vetëm sulmi duket i mrekullueshëm, por dhe pa asnjë ndryshim: Thomas Müller, Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala janë në parim në dispozicion.

Mönchengladbach, i 14-ti dhe shumë larg ambicieve të tij në kampionat, është një skuadër që përgjithësisht bën mirë kundër Bayernit. “Unë kam pak shpirt hakmarrjeje, – pranoi Nagelsmann në konferencën për shtyp para ndeshjes, – nuk e kam problem të kem vetëm lojtarë të rinj në pankinë, dua ta fitoj këtë ndeshje”. I pyetur për një shtyrje të mundshme të takimit, trajneri thjesht kujtoi se negociatat me Ligën ishin përgjegjësi e drejtuesve të klubit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich bayern munich suprizon tifozët joshua kimmich julian nagëlsmann kapiteni manuel neuer mesfushori i bayern munichut monchengladbach robert lewandowski serge gnabry të falënderoj edhe julian nagelsmann thomas muller bayern munich bayern munich suprizon tifozët joshua kimmich julian nagëlsmann kapiteni manuel neuer mesfushori i bayern munichut monchengladbach robert lewandowski serge gnabry të falënderoj edhe julian nagelsmann thomas muller

Sondazh

Poll