Sport

Roma e Mourinhos “skuqet” me turp! Milan, tre gola për ti bërë presion Interit

6 Janar 2022, 19:46 Nga DOSJA
Roma e Mourinhos “skuqet” me turp! Milan, tre gola për ti

ITALI-Milan e nis vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundhsme. Skuadra kuqezi fiton ndaj Romës në javën e 20-të të Serie A me shifrat 3-1 duke shkuar -1 pikë nga Inter kryesues që ka një ndeshje më tepër për të luajtur. Kuqezinjtë e nisën mirë takimin kur në minutën e 8′ Abraham prek një top me dorë.

VAR thërret arbitrin e ndeshjes për të parë episod dhe ky i fundit tregon me shenjë për 11-metërsh. Pranë topit shkoi Giroud i cili u tregua i saktë duke mposhtur Rui Patricion. Milan do të gjente golin e dytë në minutën e 17′ me anë të Messias. Ndeshja e duk e lehtë për kuqezinjtë, megjithatë goli i Abraham në të 40-tën rihapi një farë shprese për romanët, por ishte thjesht një mirazh.

Në pjesën e dytë, Milan administroi me kujdes ndeshjen dhe u bë më e lehtë kur Karsdrop në minutën e 74′ u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, po ashtu edhe Mancini pak sekonda para përfundimit të ndeshjes duke shkaktuar penallti. Ibrahimovic u tregua i pasaktë,megjithatë Milan shkon kështu në kuotën e 45 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan milan

Sondazh

Poll