Sport

Sarri harron ndeshjen, tekniku i Lazios: “Na tregoni nëse Covid është i rrezikshëm”

6 Janar 2022, 18:39 Nga DOSJA
Sarri harron ndeshjen, tekniku i Lazios: “Na tregoni nëse Covid

ITALI-Lazio drejtuar nga Maurizio Sarri nuk shkoi më shumë se 3-3 përballë Empolit. Një rezultat që nuk lejon skuadrën laciale të blindojë pozitat në klasifikim dhe të mendojë për zonën Champions. Përveç ndeshjes, tekniku i referohej kaosit që është shkaktuar në kampionatin italian me shumë të infektuar dhe ndeshjet që po zhvillohen në kushte ekstreme me shumë mungesa, apo pasigurinë se mund të luhet deri në fund.

“Duhet të na thonë nëse është e rrezikshme apo jo kjo sëmundje. Nëse është, duhet bërë karantinë dhe ndalet futbolli, përndryshe ta deklasojmë dhe ta trajtojmë si grip të thjeshtë.

Jemi të varur nga vendimet e 20 rajoneve dhe ajo që është një vatër për njërin, nuk është për tjetrin. Nëse vendimet vijnë nga autoritetet shëndetësore, atëherë është e vështirë të bësh një protokoll ndeshjesh”, tha Sarri për DAZN.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio sarri lazio sarri

Sondazh

Poll