Sport

Kupa e Mbretit: Villarrealit nuk i mjafton Albioli, “manita” Atletico Madrid…

7 Janar 2022, 05:49 Nga DOSJA
Kupa e Mbretit: Villarrealit nuk i mjafton Albioli, “manita”

SPANJE – Villarreal u eliminuanmes ligës dhe kupës, Villarreal u eliminuan në raundin e 1/32-ve të Kupës së Mbretit kundër Sporting Gijon. Skuadra e Emery humbi 2-1 dhe përshëndet garën. Ata kaluan në epërsi në hapjen e pjesës së dytë me një goditje me kokë të Raul Albiol. Në të 67′, vendasit gjetën barazimin me një gjuajtje nga distanca nga Gjurgjeviç dhe në finale Gijon fikson rezultatin 2-1 me anë të Milovanov.

Sevilla e Lopeteguit fitoi 2-0 në Real Saragoza dhe fluturon në raundin e parë me eliminim direkt të Kupës së Mbretit. Andaluzianët e zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 31-të me Koundé dhe e mbyllin ndeshjen me golin e Rafa Mir.

Atletico Madrid e kaloi raundin pa probleme, falë 5-0 ndaj modestëve të Majadahonda. Të përzgjedhurit e Simeones çojnë në 3-0 në pjesën e parë me Cunha, Renan Lodi dhe Suarez. Në fraksionin e dytë Griezmann dhe Joao Felix mbyllin përfundimisht ndeshjet.

Sakaq fiton edhe Athletic Bilbao, i cili mposhti Mançën 2-0 me një dygolësh të Nico Williams në minutat 20 dhe 43. Cadiz siguron kalimin për në 16-tat falë suksesit në finale ndaj Fuenlabrada. Ndeshja u vendos në minutën e 93-të me një goditje nga buzë të Alarcon.

Fitorja e ngushtë e Girona me Osasuna. Një gol hapës nga Junca i dha vendasve kualifikimin. Elche mundi në transfertë Almerian 2-1. Vendësit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me Ramazanin, por Piatti në të 52-ën Piatti dhe Guti në të 84-ën u jep kualifikimin mysafirëve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid ish-sulmuesi i atletico madrid oferte tunduese per atletico madrid real zaragoza sevilla e lopeteguit skuadra e emery të kupës së mbretit villarreal u eliminuan atletico madrid ish-sulmuesi i atletico madrid oferte tunduese per atletico madrid real zaragoza sevilla e lopeteguit skuadra e emery të kupës së mbretit villarreal u eliminuan

Sondazh

Poll