Sport

Milan e mundi, Mourinho hakmerret ndryshe: Tre vjet më parë i refuzova, një kënaqësi

6 Janar 2022, 21:06 Nga DOSJA
Milan e mundi, Mourinho hakmerret ndryshe: Tre vjet më parë i

ITALI-Një ndeshje e keqe, një rezultat i keq, brohoritjet kundërshtare kundër tij. Rikthim i hidhur ai i Mourinhos në San Siro, me Romën e tij që u mund 3-1 nga Milan. Në fakt, në konferencën për shtyp portugezi u shpreh për pritjen që i bënë tifozët kundërshtarë.

“Kur shoh se si reagoi San Siro (tifozët e Milanit) më jep një kënaqësi të madhe. Tre vjet më parë kisha një ofertë nga pronarët e Milanit dhe pas tre ditësh vendosa jo, më jep kënaqësi të jashtëzakonshme për atë vendim që kam marrë.

Jam profesionist, është e vërtetë, por në profesionalizmin tim ka edhe pasion. Sot jam i apasionuar pas Romës, por ka edhe një pasion për të kaluarën time (Inter)”. U shpreh Mourinho.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan mourinho inter milan mourinho

Sondazh

Poll