Sport

Edhe Pep Guardiola pozitiv me Covid-19, do të mungojë kundër Swindon…

6 Janar 2022, 18:11 Nga DOSJA

ANGLI – Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij zyrtare, Manchester City konfirmoi se trajneri i tyre Pep Guardiola kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, si dhe zëvendësi i tij Juanma Lillo.

Ata nuk do të mund të jenë në stol të premten për ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup kundër Swindon Town (D4). Është një tjetër asistent, Rodolfo Borrell, ai që do të drejtojë Cityn në pankinë në këtë takim.

Të dy, si Guardiola dhe Lillo, tani janë të izoluar, së bashku me një numër rastesh të tjera pozitive brenda grupit të ekipit të parë, konfirmoi City.

Klubi tani ka të gatshëm 14 lojtarë, ndërkohë shtatë pjesëtarë të ekipit janë gjithashtu të izoluar për shkak të Covid-19. I pyetur se si ishte Guardiola, Borrell tha: “Ai është mirë. Ai është infektuar me virusin, por për fat të mirë ai nuk ka shumë simptoma.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollisti i manchester cityt manchester city manchester cityt të pep guardiolës futbollisti i manchester cityt manchester city manchester cityt të pep guardiolës

Sondazh

Poll