Sport

Chiesa i përgjigjet Mertens, Napoli frikëson Juventusin mes mungesave

6 Janar 2022, 21:57 Nga DOSJA
Chiesa i përgjigjet Mertens, Napoli frikëson Juventusin mes mungesave

ITALI– Përfundoi 1-1 ndeshja mes Juventusit dhe Napolit për javën e 20-të të Serie A. Në Allianz Stadium, skuadra e Spalletit vinte mes shumë mungesave, por miqtë reaguan mirë. Në minutën e 23′ Mertens do të shënontë për Napolin.

Megjithatë në pjesën e dytë, Chiesa do të shënonte në minutën e 54′ ndihmuar edhe nga një devijim. Kështu u mbyll edhe takimi në paqe, por vetëm në rezultat, pasi pati shumë polemika edhe për një 11-metërsh të pa akorduar për ekipin e Napolit.

Juventusi ndërkohë nuk përfiton dot që të ngushtojë diferencën me kreun dhe qëndron në vendin e pestë në kuotën e 35 pikëve, pesë më pak se Napoli i vendit të tretë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus napoli juventus napoli

Sondazh

Poll