Politike

“S’ka protestë në 8 janar”, Baçi: Komisioni i Rithemelimit fillon punë të shtunën

6 Janar 2022, 19:20 Nga DOSJA
“S’ka protestë në 8 janar”, Baçi: Komisioni i

TIRANË – Deputeti demokrat dhe mbështetësi i lëvizjes për rithemelimin e PD-së Luan Baçi deklaroi se 8 janar nuk do të jetë protestë, por në këtë datë Komisioni i Rithemelimit të partisë më të madhe opozitare do të fillojë nga puna. Në lidhje direkte me emisionin “Frontline”, deputeti i qarkut të Fierit tha se në 8 janar do të jetë festë e demokratëve për ndryshimin e lidershipit të partisë.

“Nuk ka protestë brenda PD, PD është një e gjitha, ka opinione të ndryshme, zhvillime të ndryshme një zhvillim të brendshëm në PD. Unë mendoj që pas Kuvendit të 11 dhjetorit situata është më e qetësuar. Data 8 janar është data ku Komisioni i Rithemelimit fillon punë në selinë e PD dhe demokratët janë thirrur të shoqërojnë në formën e një festë si një mbështetje. Qëllimi nuk është protestë brenda PD, mund të quhet protestë ndaj ish-kryetarit, deputeti Basha që në mënyrë të dhunshme mban zyrat . Ai pas referendumit nuk është më kryetar dhe duhet të ikte vetë”, deklaroi Baçi.

(d.v.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan baci luan baci

Sondazh

Poll