Politike

Blindohet PD? Basha ironizon: Kemi tanke dhe helikopterë, ejani në zyrën time

6 Janar 2022, 20:12 Nga DOSJA
Blindohet PD? Basha ironizon: Kemi tanke dhe helikopterë, ejani në

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ironizoi raportimet se brenda godinës së PD-së ka persona të armatosur. Në lidhje direkte me emisionin “Open”, Basha tha se në godinë ka helikopterë dhe tanke. Ai shtoi se në zyrën e tij nuk ka ndryshuar asgjë, madje ftoi gazetarët që të vinin për ta parë.

Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. Këto jaë të gjitha marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri në Shqipëri, shqiptarët i gjen me një ngjarje të tillë të servirur ndërkohë që ata përballen me probleme reale, rritja e çmimeve, varfëria, ekonomia, papunësia, emigracioni. Këto janë problemet e atyre që na ndjekin në këto momente dhe jo përpjekja e një njeriu për të marrë peng Partinë Demokratike, për ta kthyer atë në një bunker për të instrumentalizuar demokratët e dëshpëruar nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për t’i përdorur si mish për top për interesat e tij. Ndërsa të tjerat janë thjesht manipulime. Asgjë s’ka ndryshuar, në zyrën time mund të vini që nesër për një kafe ta shikoni që është e njëjta që ka qenë”, deklaroi Basha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll