Sport

Djokovic nuk lejohet në Australi, Vuçiç mesazh solidariteti: “Serbia është me ty”!

6 Janar 2022, 06:18 Nga DOSJA
Djokovic nuk lejohet në Australi, Vuçiç mesazh solidariteti:

AUSTRALI – Novak Djokovicit iu anulua viza për të hyrë në Australi. Mediat vendase raportojnë se numri një i tenisit botëror nuk do të marrë pjesë në  turneun “Australian Open” do të duhet të largohet nga aeroporti i Melburnit. Avokatët e tij kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.

Sipas gardës kufitare australiane, në marrje në pyetje ai nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për të vërtetuar përjashtimin e tij nga vaksina kundër Covid. Djokovic kishte mbërritur në Melburn, por u bllokua në aeroport dhe nuk lejua të hynte në Australi.

Djokovic, pasi njoftoi se kishte marrë përjashtimin nga vaksina kundër Covid-it, kishte nisur fluturimin për në Australi së bashku me stafin e tij dhe ka zbritur në aeroportin “Tullamarine” në orën 13.30 të ditës së djeshme, ku u ndalua, pasi viza e tij nuk ishte në rregull.

Tenisti serb ka pritur disa orë në aeroport, në pamundësi për të lëvizur dhe madje është marrë në pyetje. Autoritetet zbuluan, se tenisti nuk dha prova të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat për të hyrë në Australi; me fjalë të tjera, Djokovic nuk ka paraqitur dokumentacion që vërteton të drejtën për një përjashtim legjitim mjekësor nga vaksina anti-Covid. Kështu që ai u njoftua të largohej nga Australia. Avokatët e tij, njoftojnë mediat lokale, se do ta apelojnë çështjen.

Numri një i botës duhet të largohet nga territori i Australisë të enjten, pasi ka kaluar natën në aeroportin e Melburnit, ku ishte mbajtur që nga mbërritja e tij të mërkurën. Djokovic mund të shkojë në një dhomë në një hotel, në varësi të qeverisë, koha për të gjetur një fluturim për në Evropë gjatë ditës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi autoritetet australiane se e kishin “trajtuar keq” Gjokoviçin. Në një postim në Instagram, Vuçiç ka ka shkruar se “e gjithë Serbia është me të”, duke kërkuar që “autoritetet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar sa më parë keqtrajtimin e tenistit më të mirë në botë”.

Sipas disa mediave serbe, ambasadori i Australisë në Serbi është thirrur pasditen e djeshme në Ministrinë e Jashtme në Beograd për të dhënë sqarime për këtë çështje. Sdrjan Gjokoviç, babai i Noles, tha se djali i tij “u mbajt rob”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mediat australiane novak djokovicit presidenti serb aleksandar vuçiç serbi novak djokoviç tenisti novak djokoviç mediat australiane novak djokovicit presidenti serb aleksandar vuçiç serbi novak djokoviç tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll