Politike

Hoqën dorë nga vëzhgimi i zgjedhjeve, KiE: Në Shqipëri s’ka garë politike

26 Qershor 2019, 17:35 Nga DOSJA
Hoqën dorë nga vëzhgimi i zgjedhjeve, KiE: Në Shqipëri

TIRANË– Këshilli i Europës ka reguar pas vendimit për t’u tërhequr nga vëzhgimi i zgjedhjeve në Shqipëri. Në një reagim zyrtar, KiE shprehet se në Shqipëri s’ka garë politike.

Presidenti i Kongresit të pushtetit vendor në Këshillin e Evropës, Anders Knape, thotë në  deklaratë se misioni nuk vëzhgon zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të forcave të opozitës.

Deklarata e plotë:

Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendim autonom vetëm i Shqipërisë “.

Përmes një njoftimi të bërë ditën e sotme, Këshilli Europian bëri me dije se ka anuluar delegacionin në Shqipëri për vëzhgimin e zgjedhjeve. Në njoftim e KE-së theksohet se ky vendim është marrë për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

(f.m,a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ke anulon delegacionin për vëzhgim reagimi i kie zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 ke anulon delegacionin për vëzhgim reagimi i kie zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 16:44

Si u zhyt Shqipëria në krizë?

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mand...