Politike

4 ditë larg zgjedhjeve, Rama fushatë në Elbasan e Gramsh: Asgjë nuk do të ndodhë me 30 Qershor

26 Qershor 2019, 16:08 Nga DOSJA
4 ditë larg zgjedhjeve, Rama fushatë në Elbasan e Gramsh:

ELBASAN- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale në Elbasan dhe në Gramsh.

Në takimet e tij në të dy qytetët, Rama ka prezantuar kandidatët për Bashkitë duke premuar investime të mëdha 4 vitet e ardhshme.

Gjatë fjalës së tij në Gramsh, Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime dhe jo përplasje në KZAZ, duke risjellë ligjin që i ndalon të dalin nga Shqipëria.

Në Elbasan, kryeministri Rama është pritur me protesta nga mbështetësit e PD-së të cilët kanë marshuar nga vendi ku është vendosur KZAZ-ja e votimit deri tek sheshi ku Rama mbante mitingun.

Protestuesit filluan të shtyen me policinë, gjë që nuk mbeti pa u vënë re nga kryeministri Edi Rama, i cili i krahasoi me çingije.

Më datë 30 qershor në vend do të zhvillohen zgjedhjet lokale pa praninë e opozitës së bashkuar. Kjo e fundit ka bojkotuar zgjedhjet me pretendimin se PS do të manipulojë procesin.

Presidenti Meta ka anuluar zgjedhjet, duke i cilësuar si jodemokratike pa praninë e opozitës, dekret i cili u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor. Bashkitë e opozitës kundërshtojnë procesin duke u shprehur se do të zbatojnë dekretin e Metës. Opozita gjithashtu paralajmëron tensione në KZAZ-të e votimit.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike në vend rama ne elbasan zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama kriza politike në vend rama ne elbasan zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll