Politike

21 vite pa ardhur në Shqipëri, Rama tregon bisedën me emigrantin: Dua të votoj, më garanto që ka zgjedhje

26 Qershor 2019, 16:55 Nga DOSJA
21 vite pa ardhur në Shqipëri, Rama tregon bisedën me emigrantin:

GRAMSH– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme mitingun e radhës në qytetin e Gramshit.

Ndër të tjera, Rama tregoi bisedën me një emigrant shqiptar që kishte 21 vite pa ardhur në vendlindje.

Kryeministri tregoi se shqiptari që jetonte prej vitesh në Australi do të udhëtonte më 30 qershor drejt Shqipërisë vetëm për të votuar.

“Më tha që nuk kishte votuar asnjëherë Partinë Socialiste. As nuk do vinte për të votuar Partinë Socialiste. “Do vij për të votuar më tha, në mënyrë që Shqipëria të mos jetë si atëherë kur ikëm.”, më tha. Më tha ‘duhet të më sigurosh ka apo nuk ka zgjedhje’. I thashë ‘nuk diskutohet që ka zgjedhje’,”- tregoi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim në Gramsh dhe në Elbasan. Rama shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme duke bërë thirrje për pjesëmarrje në votime më 30 qershor dhe jo përplasje në KZAZ.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama dhe emigranti rama ne gramsh edi rama rama dhe emigranti rama ne gramsh

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 16:44

Si u zhyt Shqipëria në krizë?

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mand...