Politike

Dy perla brenda ditës/ Deklarata konspirative e Zv.ministrit Petro Koçi: KiE organizatë ruse, po PD pse gëzohet?

26 Qershor 2019, 16:43 Nga DOSJA
Dy perla brenda ditës/ Deklarata konspirative e Zv.ministrit Petro

TIRANË- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Evropës për të tërhequr vëzhguesit për votimet e 30 qershorit.

“Këshilli i Europës një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia’, shkruan Koçi në një postim në Facebook.

Nuk zgjati shumë dhe Zv.ministri Koçi fshiu postimin e parë, pas kritikave të shumta nga qytetarët, duke e pasuar me një postim të dytë në të cilin shkruan:

“Nëse në Këshillin e Europës kthehet Rusia, pse gëzohet PD-ja?”, shkruan Petro Koçi në postimin e dytë në Facebook.

Reagimi i Petro Koçit vjen, pasi KiE njoftoi ditën e sotme se ka anuluar delegacionin në Shqipëri për vëzhgimin e zgjedhjeve më 30 qershor, për arsye sigurie. Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ke anulon delegacionin për vëzhgim petro koçi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 ke anulon delegacionin për vëzhgim petro koçi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll