Politike

Gara pa kundërshtarë, Rama i trishtuar për demokratët: Më vjen keq për ta, i gënjeu Luli

26 Qershor 2019, 16:49 Nga DOSJA
Gara pa kundërshtarë, Rama i trishtuar për demokratët:

GRAMSH- Nga një takim me qytetarët e Gramshit, kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me mungesën e kundërshtarëve në zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama është shprehur se i vjen keq për kryebashkiakët e PD-së, të cilët sipas tij u gënjyen nga Basha.

Ata s’kanë për të bërë asgjë në 30 qershor. Mund të gjejnë budallenj lart e poshtë por do të thyejnë kokën e tyre. Ne nuk ua dëshirojmë askujt fatin e atyre të shkretëve që duke dëgjuar fallxhoren e Lulzimin, dhe duke lexuar ato statuset e Sali kryengritësit dhe shkojnë mbas berihait të Ilir Metës, sot rrinë burgjeve. Sot rrinë si skutha. Ua them shumë sinqerisht që më vjen shumë keq për kryebashkiakët e PD-së, se Luli i nxorri nga gara. Ata i gënjeu Luli. Por për ata të LSI-së smë vjen keq fare, se ata kanë ardhur aty ku janë në kurriz të të tjerëve. Më vjen keq se dikur dilni me foton e Enverit për të ndaluar Enverin, ashtu edhe këta sot. Po aq sa rrëzuan Enverin, aq do rrëzojnë edhe mua,”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim në Gramsh dhe në Elbasan. Rama shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme duke bërë thirrje për pjesëmarrje në votime më 30 qershor dhe jo përplasje në KZAZ.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne gramsh zgjedhjet lokale 2019 edi rama ne gramsh zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 16:44

Si u zhyt Shqipëria në krizë?

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mand...