Sport

Kupa e Afrikës me dy standarte: Stadiumet me 80% për Kamerunin, me 60% për të tjerët

5 Janar 2022, 10:09 Nga DOSJA

KAMERUN – Kupa e Afrikës, e cila do të nisë pas pak ditësh në Kamerun (9 janar – 6 shkurt), nuk do t’i shpëtojë kufizimeve shëndetësore për të luftuar pandeminë Covid-19.

Por ndërsa qeveria e vendit pritës nuk e ka parë të arsyeshme të kufizojë pjesëmarrjen, përballë përhapjes së variantit Omicron, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) më në fund ka vendosur të vendosë dy lloje standartesh në stadiumet, që do të presin ndeshjet e eventit.

Nëpërmjet një qarkoreje të dërguar që më 31 dhjetor për të gjitha federatat anëtare, CAF ka theksuar, se “në baza vullnetare dhe përveç masave parandaluese të miratuara tashmë, përkatësisht vaksinimit dhe testeve të detyrueshme për çdo tifoz, që dëshiron të hyjë në një stadium, standartet e mëposhtëm zbatohen deri në njoftimin e mëtejshëm: 80% e kapacitetit të stadiumit gjatë ndeshjeve të ekipit të Kamerunit dhe 60% e kapacitetit të stadiumit gjatë ndeshjeve të ekipeve të tjera.”

Kësisoj, “Luanët e Paepur” do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një mbështetje më e madhe e tifozëve, me kusht që publiku të vaksinohet, ose të jetë në gjendje të japë një test negativ. Kupa e Kombeve të Afrikës do të fillojë më 9 janar në Yaoundé me ndeshjen mes Kamerunit dhe Burkina Faso, në grupin A.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kamerun konfederata afrikane e futbollit (caf) kupa e afrikes portieri kamerunas presidentit të federatës së futbollit të kamerunit kamerun konfederata afrikane e futbollit (caf) kupa e afrikes portieri kamerunas presidentit të federatës së futbollit të kamerunit

Sondazh

Poll