Sport

Fabio Capello propozon uljen e pagave për lojtarët e pavaksinuar kundër Covid-19

5 Janar 2022, 06:16 Nga DOSJA
Fabio Capello propozon uljen e pagave për lojtarët e pavaksinuar

ITALI – Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello (75 vjeç), ish-trajneri i shquar veçanërisht i Milanit, Romës apo Juventusit në Itali, është shprehur në favor të uljes së pagave për ata lojtarë, që refuzojnë vaksinën kundër Covid-19.

“Refuzimi i vaksinës është një akt egoizmi”,- thotë Capello. – Nëse policia detyrohet të vaksinohet, nuk e kuptoj pse i njëjti rregull nuk mund të zbatohet për lojtarët. Kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet, dëmton kompaninë dhe, për rrjedhojë, duhet të ndëshkohet me uljen e pagave”.

Nga data 10 janar, të gjithë futbollistët në Itali do të kenë nevojë për Super Green Pass për të marrë pjesë në garat zyrtare italiane. Për kujtesë, Seria A ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Europë, me 98% të lojtarëve të vaksinuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fabio capello ish-trajneri fabio capello ish-trajneri i shquar klopp takon fabio capello fabio capello ish-trajneri fabio capello ish-trajneri i shquar klopp takon fabio capello

Sondazh

Poll