Sport

Diego Costa, një baba i thjeshtë: ai qarkullon me traktor me fëmijët e tij!…

5 Janar 2022, 06:13 Nga DOSJA

BRAZIL Nuk është një Lamborghini, as një Ferrari, por një traktor i verdhë shumë origjinal. Pamjet e postuara nga Diego Costa, në profilin e tij në Instagram, nuk lënë vend për dyshime: ai është vërtet një baba model. Sepse tre fëmijët e tij dukeshin vërtet të lumtur me këtë udhëtim me traktor nëpër rrugët e Belo Horizontes.

Jo se u mungon mundësia, që e gjithë familja të udhëtojë në sediljet komode dhe luksoze të një supermakine. Por familja Costa duket se e ka gjetur kënaqësinë në diçka shumë të thjeshtë dhe që në ditët e sotme nuk është aq e dukshme.

Rrugët me baltë të qytetit brazilian e bëjnë eksperiencën edhe më të këndshme për fëmijët, me më të vegjlit në prehrin e babait në timon dhe dy më të rriturit ulur pas tyre. Mjetet e tjera motorrike, motorra apo makina që kalojnë pranë traktorit nuk e dinë se në mjetin bujqësor ndodhet futbollisti i shquar, pikërisht kampioni i fuoristradave nga sa duket edhe në profilet e tij sociale.

Me dritat e ndezura, shpejtësi e ngadaltë dhe plot të qeshura, traktori ecën… Diego me të vërtetë di t’i argëtojë fëmijët e tij, me vërtetësinë e një babai që ka zgjedhur të heqë uniformën e një ylli të futbollit dhe të veshë atë të një babi të thjeshtë…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport as një ferrari diego costa lamborghini një traktor i verdhë as një ferrari diego costa lamborghini një traktor i verdhë

Sondazh

Poll