Sport

Dani Osvaldo puth një tjetër, me Giannina Maradonën mbaroi dashuria?

5 Janar 2022, 06:09 Nga DOSJA
Dani Osvaldo puth një tjetër, me Giannina Maradonën mbaroi

ARGJENTINE – Dani Osvaldo dhe Giannina Maradona me gjasa janë ndarë. Të dy nuk janë parë bashkë prej ditësh dhe të dy kanë fshirë të gjitha fotot e çiftit nga profilet e tyre përkatëse në Instagram.

Një ndarje që ka ndodhur në mënyrë të stuhishme, siç shpërtheu nga gazetari argjentinas Guido Zaffora në programin televiziv “Es por ahi”.

Mes Osvaldos dhe vajzës së Diego Armando Maradonës ka pasur një sherr të furishëm pak ditë para Vitit të Ri dhe për këtë të dy kanë vendosur që mbrëmjen e 31 dhjetorit ta kalonin veçmas.

Thuhet se gjatë sherrit kishte “ulërima dhe qortime, ku Giannina i thoshte Danielit, se nuk mund të dilte çdo natë, nëse donte të ishte me familjen”. Këshilla që Osvaldo nuk i ka ndjekur aq shumë, saqë vendosi të linte Maradonën me nënën Claudia, motrën Dalma, djalin Benjamin, dhe të ikte me miqtë në Miami. Gjatë mbrëmjes, ish-futbollisti dyshohet se ka puthur një grua tjetër.

Sipas asaj që raporton gazetari Zaffora, Giannina, ka fshirë të gjitha gjurmët në rrjetet sociale të dashurisë së saj me Danin, menjëherë pasi ishte zbuluar tradhëtia e supozuar. Për momentin nuk ka mbërritur asnjë deklaratë zyrtare nga personat e përfshirë drejtpërdrejt.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dani osvaldo diego amando maradona gazetari zaffora giannina maradona vdes diego armando maradona dani osvaldo diego amando maradona gazetari zaffora giannina maradona vdes diego armando maradona

Sondazh

Poll