Sport

Kapiteni Insigne nënshkruan me Toronton: lamtumirë Napolit në qershor!

5 Janar 2022, 05:52 Nga DOSJA
Kapiteni Insigne nënshkruan me Toronton: lamtumirë Napolit në

ITALI – ‘Lamtumira’ me Napolin u firmos në Romë, pranë stacionit ‘Termini’, në hotelin St.Regis: Lorenzo Insigne në qershor do të lerë fanellën “azzurra” për t’u transferuar në Toronto.

Atje duket e pret një kontratë princërore pesëvjeçare dhe një MLS për të cilën ai është kandidat për t’u bërë ‘mbret’. Në foto, është fiksuar Lorenzo i shoqëruar nga gruaja e tij, agjenti Vincenzo Pisacane dhe përfaqësuesi i kanadezëve Andrea D’Amico, teksa firmosën në letra të ardhmen e tij.

Numri 10 i kombëtares italiane, kampion i ri i Europës, do të marrë mbi njëmbëdhjetë milionë euro në sezon plus bonuse dhe përfitime të ndryshme, për të ndryshuar tërësisht jetën dhe kontinentin.

31 vjeç në qershor, në një futboll me më pak presion dhe një hap më poshtë se ai europian, por me zgjedhjen për të mos takuar kurrë me Napolin si kundërshtar. Juve-Napoli do të jetë i fundit i Lorenzo Insigne…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e lorenzo insignes lorenzo insigne lorenzo insigne në fakt doli negativ mesazhi i lorenzo insignes e ardhmja e lorenzo insignes lorenzo insigne lorenzo insigne në fakt doli negativ mesazhi i lorenzo insignes

Sondazh

Poll