Bota

Protestat në Kazakistan/ Presidenti jep dorëheqjen, zyra e kryebashkiaukt digjet

5 Janar 2022, 12:02 Nga DOSJA
Protestat në Kazakistan/ Presidenti jep dorëheqjen, zyra e

KAZAKISTAN- Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev ka dhënë dorëheqjen pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Reuters raporton se protestuesit sulmuan ndërtesat publike në qytetin më të madh të Kazakistanit të mërkurën, ndërsa forcat e sigurisë luftuan për të vendosur kontrollin pasi qeveria dha dorëheqjen në përgjigje të zemërimit popullor për rritjen e çmimit të karburantit.

Edhe pse presidenti Kassym-Jomart Tokayev pranoi pas thirrjeve të protestuesve dorëheqjen, situata nuk është qetësuar pasi zyrës së kryebashkiakut në Almaty iu vendos zjarr.  Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të dëbuar qindra protestues nga sheshi kryesor në Almaty. Më shumë se 200 protestues janë arrestuar dhe 100 policë kanë mbetur të plagosur.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kassym jomart tokayev protesta ne kazakistan kassym jomart tokayev protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll