Bota

Me 11 milionë euro garanci, lirohet nga burgu biznesmeni maqedonas Jordan Kamçev

5 Janar 2022, 11:09 Nga DOSJA
Me 11 milionë euro garanci, lirohet nga burgu biznesmeni maqedonas Jordan

MAQEDONIA E VERIUT- Pas 11 muajsh biznesmeni Jordan Kamçev është liruar nga paraburgimi. Express.mk raporton se Kamçev është liruar nga paraburgimi me një garanci bankare prej 11 milionë eurosh. Vendimi i Gjykatës së Apelit e detyron Kamçevin që të paraqitet rregullisht në gjykatë për të dëshmuar praninë e tij në Shkup ndërsa i janë konfiskuar edhe dokumentet e udhëtimit.

Biznesmeni akuzohet së bashku me pesë perona të tjerë për veprën penale “Parcelat në Vodno”, blerje të paligjshme të tokës për ndërtim. I akuzuari i parë në këtë rast është ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndiqet penalisht për përvetësim të 1.3 milion eurove nga donacionet partiake të përdorura për blerjen e parcelave në Vodno, zonë turistike malore në Shkup.

Jordan Kamçev është drejtor i Orka Holding, i themeluar në vitin 1990 nga babai i tij, Ilija Kamçev dhe është aksioner në një nga kompanitë më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Ai dhe njerëzit e tij të afërt, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale.

Bizesmeni u la në paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno” ku është i akuzuari i pestë, por deri më tani nuk ka prova të forta nga prokuroria për krim.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni jordan kamçev nikolla gruevski jordan kamçev nikolla gruevski

Sondazh

Poll