Bota

E tmershme/ Punonjësit i ngec koka tek shkallët lëvizëse të një qendre tregtare

5 Janar 2022, 11:40 Nga DOSJA
E tmershme/ Punonjësit i ngec koka tek shkallët lëvizëse

INDONEZI- Një situatë e frikshme dhe e çuditshme ka ndodhur në një qendër tregëtare në Indonezi. Dailymail raporton se një punonjësi të një dyqani i ngec koka tek shkallët lëvizëse të qendrës tregtare. Burri u përkul mbi parmakë duke bërë shaka me një mik teksa shkallët lëvizëse kaluan dhe pasi nuk arriti të largohej nga rruga në kohë koka e tij u bllokua midis shkallëve dhe murit.

Duket e çuditshme por pamjet tregojnë Rizkin të kapur në parmakë teksa ndërsa klientët e qendrës tregtare përpiqen t’i çlirojnë kokën. Përfundimisht, ekipi i shpëtimtarëve arrin të tërheqë shkallët mjaftueshëm dhe Rizki shihet duke tërhequr kokën nga muri dhe duke u ngritur në shkallë lëvizëse. Shpëtimi ka zgjatur disa minuta dhe më pas është dërguar në klinikë për trajtim mjekësor.

Roja i sigurisë së qendrës ndaloi menjëherë shkallët lëvizëse, duke e ndihmuar Rizkin të shmangte lëndimet e rënda.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota video galeri

Sondazh

Poll