Bota

Aktorja shqiptare mes emrave të njohur të nominuar për çmimet ‘BAFTA’

5 Janar 2022, 11:23 Nga DOSJA
Aktorja shqiptare mes emrave të njohur të nominuar për

BRITANI E MADHEShumë emra të njohur me famë botërore janë nominuar për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA). Mes emrave të listës të publikuar nga “Variety” ndodhet eshe aktorja nga Kosova Yllka Gashi. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë aktorja e cila me anë të një postimi në Facebook ka shprehur se ndihet shumë krenare dhe e vlerësuar edhe nëse kjo mbetet vetëm një parashikim.

“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këto lista, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film Ky është nder shumë i veçantë edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial! Me ose pa nominim – sepse as nuk dua të mendoj shumë e të preokupohem me diçka që nuk është në dorën time e nuk varet nga unë – fat të madh e nder jetësor e konsideroj mundësinë që e kam pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti. Të punoj me një regjisore të mrekullueshme e tepër punëtore që më inspiron çdo ditë si Blerta Basholli dhe me produksionin Ikonë që janë shumë meritor për çdo sukses që e kemi pasur deri tash, ta ndajë skenën me një kast briliant të aktorëve e të jem çdo ditë me një ekip fantastik prapa kamerës si ekipi i filmit tonë! Falemnderit krejtve për këtë përvojë të paharrueshme!“, shkruan aktorja.

Aktorja Yllka Gashi interpreton në filmin “Zgjoi”, të Blerta Bashollit, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të nominimeve për një Oscar.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni showbiz birtani cmimet e akademisë britanike të filmit filmi zgjoi yllka gashi birtani cmimet e akademisë britanike të filmit filmi zgjoi yllka gashi

Sondazh

Poll