Politike

Anulimi Delegacionit Vëzhgues të KiE, Basha: Shenjë e qartë se zgjedhje në 30 qershor s’ka

26 Qershor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Anulimi Delegacionit Vëzhgues të KiE, Basha: Shenjë e qartë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë urgjende nga selia blu ka bërë me dije se dhe njëherë se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Teksa komentoi anulimin e Anulimi Delegacionit Vëzhgues të KiE, Basha: Shenjë e qartë se zgjedhje në 30 qershor s’ka të Këshillit të Evropës u shpreh se ky ishte një mesazh i qartë se zgjedhje në Shqipëri nuk ka.

PJESË NGA DEKLARATA

Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.  Ky është një vendim qartësisht politik sepse është një tërheqje që Këshilli i Europës nuk e ka bërë as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konflikti civil nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia dhe Azerbajxhani apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Duhet të mbahet parasysh se Këshilli i Europës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë. Tërheqja e Këshillit të Europës, institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë një-partiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama.

Basha ka dalë sot në një deklaratë urgjente, ku ka bërë thirrje kundër zgjedhjeve. Basha u shpreh se 30 qershori është nul. Ai komentoi anulimin e vizitës së delegacionit të KiE dhe shtoi se ishte shenjë e qartë se zgjehdjet nuk i do askush. Kreu i PD tha se opozita nuk do i njoh zgjedhjet dhe nuk do lejojë që të shkoj deri në fund plani kriminal i Edi Ramës.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 3o qershorit delegacioni i kie lulzim basha përplasje në mbarë vendin tensione ne 30 qershor anulimi i 3o qershorit delegacioni i kie lulzim basha përplasje në mbarë vendin tensione ne 30 qershor

Sondazh

Poll