Aktualitet

‘Crroj s’ka qenë i dënuar’/Lala nxjerr mesazhin me avokatin, Hoxha: Raportuan skedim

5 Janar 2022, 06:20 Nga DOSJA

TIRANË– Një prej të plagosurve të djeshëm brenda lokalit në Don Bosko, Edmond Crroj rezulton të jetë një person me precendë penalë. E pikërisht kjo temë ka ngjallur debat mes gazetarëve të kronikës, Klodiana Lala dhe Anila Hoxha. Lala ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook detaje nga telefonata me avokatin e Crrojt, i cili pretendon se çështja e ngritur ndaj tij për “shfrytëzim prostitucioni” është pushuar. Ndaj dhe gazetarja fton kolegët që të konfirmojnë të dhënat e publikuara.

Mirembrema Klodi! Edmond Crroj nuk ka qene i denuar ndonjehere ne Itali. Ne v.2007-2008 e kam patur une ne mbrojtje per Shfrytezim Prostitucioni te nje studente Rumune ne Marseje/FR, tek Prok.Kr.Renda per 6 muaj dhe 5 muaj te Prok. Rreth.TR.dhe i eshte pushuar ceshtje tek te 2 Prok. Per mungese elementesh te vepres penale. Me qarte te sqaroje neser nese deshiron se kam edhe dokumenta ne arshiven e zyres. Respekte! Naten! Sms ma nisi av i Crroj qe e akuzuan per nje ceshtje pa lidhje fare. Konfirmoni ndonje gje para se te beni lajm te nderuara media,”-shkruan ajo.

Ndërkohë që nga ana tjetër në komente i është përgjigjur kolegia Hoxha, e cila shtoi se shumica e mediave në fakt e kanë cilësuar si të skeduar të plagosurin.

“Klodi e para etiketo median sepse personalisht me pëlqeu raportimi i kryer edhe në neës 24 qe fliste per Currojn e skeduar.. E dyta , shumica raportuan për skedim dhe jo denim. E treta faktet flasin vetë, mjafton të klikosh dhe ti kthehesh arkivës penale apo mediatike. E fundit , mjafton të pyesësh, e vërteta nuk eshte eskluzivitet i askujt”-iu përgjigj Hoxha.

Zona e ‘Don Boskos’ në Tiranë u trondit pasditen e djeshme pas tragjedisë së ndodhur brenda lokalit ‘Fokus’ në kompleksion ‘Fiori Di Bosko’ duke lënë pas 1 viktimë dhe 4 të plagosur. Rreth orës 16:15, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë qëlluar në lokalin me kallashnikov duke lënë të vdekur 35-vjeçarin Erion Çela, të plagosur Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj 19 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç si dhe Edmond Crroj 41 vjeç. Blerim Çela është vëllai i viktimës, 19-vjeçari i plagosur është kamarieri i lokalit. Erion Çela me origjinë nga Dibra dhe me banim në Maminas, ishte pronar i një tabakinoje.

(k.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha edmond crroj klodiana lala sulm me arme ne don bosko anila hoxha edmond crroj klodiana lala sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll