Aktualitet

Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi, një viktimë, katër të plagosur

4 Janar 2022, 15:31 Nga DOSJA
Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi,

TIRANË- 1 viktimë dhe 4 të plagosur. Ky është bilanci i ngjarjes tragjike të pasdites së sotme, e cila tronditi zonën e ‘Don Boskos’. Pasditen e sotme, rreth orës 16:15, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë qëlluar në lokalin “Fokus” në kompleksin “Fiori Di Bosko” me kallashnikov duke lënë 1 viktimë si dhe 4 të plagosur dhe duke rrezikuar jetën e dhjetra qytetarëve. Katër të rinjtë u dërguan me urgjencë në spitalin Ushtarak, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa viktima u nxorr i fundit nga vendi i ngjarjes për në drejtim të morgut të Tiranës.

Viktimë e sulmit ka mbetur 35-vjeçari Erion Çela, ndërsa të plagosurit e tjerë janë Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj 19 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç si dhe Edmond Crroj 41 vjeç. Blerim Çela është vëllai i viktimës, ndërkohë që dyshohet se 19-vjeçari i plagosur është kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe janë në gjendje të rënda për jetën.

Sipas informacioneve, Crroj rezulton person i skeduar më parë në Itali. Ai kishte ndërruar emrin nga Adriatik në Edmond. Viktima po priste të bëhej baba. 35-vjeçari Erion Çela ishte pronar i një tabakinoje afër lokalit ku u vra sot. Ai dhe të afërmit e plagosur rezultojnë me origjinë nga Dibra, por banonin aktualisht në Maminas.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Teksa viktima dhe të plagosurit po pinin kafë në lokal, një makinë tip ‘Benz’ me targa AA125UK i është afruar lokalit dhe nga ajo ka dalë një person më kallashnikov. Autori i është afruar tavolonës së viktimës si dhe ka lëshuar një karikator drejt tyre. Ndërkohë që më pas ka hipur në makinën me ndihmën e një personi të dytë dhe janë larguar nga vendngjarja. Por, fatkeqësisht plumbat nuk kanë kursyer as kamarierin e lokalit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë që Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat lidhëse ke Durrësin dhe Krujën, ku edhe kërkojnë një mjet Benz të zi, me të cilin autorët janë larguar nga Tirana, duke dalë nga zona e Laprakës. Për të bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve do të nxirren edhe pamjet e kamerave të sigurisë brenda lokalit, por edhe të bizneseve përreth.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U vra në lokalin afër dyqanit të tij në “Don Bosko”, Çela rrinte ngjitur me xhamin

Atentati në “Don Bosko”,njëri prej të plagosurve daja i viktimës, me precedent droge

U vra në atentat në”Don Bosko”, viktima Çela priste të bëhej baba (DETAJE)

DINAMIKA/ Si ndodhi masakra në Tiranë, ‘killeri’ qëlloi me breshëri nga ‘Benz’-i

Detaje nga ngjarja në Don Bosko, i plagosur ka ngelur edhe kamarieri

‘Erdhën vonë, ma lanë me vdek’/ Të plagosurit e Don Boskos tek Ushtaraku

Vrasja në Don Bosko, Trauma 500 m larg por ambulanca 30 min me vonesë në vendngjarje

Atentati në “Don Bosko”, zbulohen emrat e të plagosurve dhe viktimës

Vrasja në Don Bosko, Policia: 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Atentati në “Don Bosko”, të plagosurit me plagë në bark dhe këmbë

Pista/ I qëlluan nga jashtë lokalit, viktima dhe të plagosurit po pinin kafe  

Vrasja në Don Bosko, Policia kontrolle në akset kryesore të Tiranës

‘O komandant lëre’/I vranë burrin në Don Bosko, s’përmbahet, vëllai e ngushëllon

Detaje/ Vrasja në Don Bosko, githkçka nisi pas një konflikti mes dy grupeve 

‘Merr Policinë shpejt’/ Kallashnikov në lokal, qytetarët e tmerruar kërkojnë ndihmë

VD- Masakra brenda lokalit në Don Bosko, një grua qan, mezi e mbajnë ulur

DETAJET- Gjithçka nisi në lokal! Kush janë të plagosurit në Don Bosko

7 makina Policie ‘blindojnë’ Don Boskon, pamjet e para nga masakra në kryeqytet

Me kallashnikov në dorë, qëlluan e ikën/ Benz-i i zi me autorët doli nga Lapraka

Detaje/ Të shtënat në Don Bosko, 4 të plagosur, 1 i vdekur

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben dani azbi selimaj blerim çela edmond crroj erion çela sulm me arme ne don bosko tirane arben dani azbi selimaj blerim çela edmond crroj erion çela sulm me arme ne don bosko tirane

Sondazh

Poll