Aktualitet

U vra në lokalin afër dyqanit të tij në “Don Bosko”, Çela rrinte ngjitur me xhamin

4 Janar 2022, 18:55 Nga DOSJA
U vra në lokalin afër dyqanit të tij në “Don

TIRANË – Viktima Erion Çela, i cili u vra në “Don Bosko” gjatë një atentati ishte me origjinë nga Dibra dhe jetonte në Maminas. Po ashtu dhe dy të afërmit e tij të tjerë që mbetën të plagosur sot pasdite në një lokal të kryeqytetit, Edmond Crroj (daja) dhe Blerim Çela (vëllai) ishin me origjinë nga Dibra dhe jetonin në Maminas.

Sipas të dhënave, 35-vjeçari i ndjerë ishte pronar i një tabakinoje, e cila ndodhet pranë lokalit ku ai vdiq sot. Çela qëndronte gjithmonë ngjitur me xhamin për të ruajtur tabakinon e tij.

Një person i armatosur me kallashnikov hapi zjarr ndaj Erion Çelës dhe 3 personave të tjerë me të cilët ai ishte ulur në një tavolinë (Blerim Çela, Edmond Crroj dhe Arben Dani). Plumbat plagosën dhe kamarieri Azbi Selimaj, 19 vjeç. Atentatori doli nga makina dhe qëlloi ndaj tavolinës ku ndodhej viktima me të afërmit e tij. Më pas, ata u larguan me shpejtësi nga vendngjarja drejt Laprakës me një automjet tip “Mercedez-Benz”. Erion Çela ndërroi jetë në vend, ndërsa të 4 plagosurit u transportuan në Spitalin Ushtarak.

Njëri prej të plagosurve, Edmond Crroj rezulton person i skeduar në Itali. Më parë, ai ka mbajtur emrin Adriatik. Deri tani, policia nuk ka ngritur asnjë pistë hetimi për ngjarjen që tronditi sot Tiranën.

LAJMI KRYESOR: Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi, një viktimë, katër të plagosur

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben dani azbi selimaj blerim çela edmond crroj erion çelaj sulm me arme ne don bosko arben dani azbi selimaj blerim çela edmond crroj erion çelaj sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll