Aktualitet

U vra në atentat në”Don Bosko”, viktima Çela priste të bëhej baba (DETAJE)

4 Janar 2022, 17:19 Nga DOSJA
U vra në atentat në”Don Bosko”, viktima Çela priste

TIRANË – Të dhëna të reja kanë dalë për viktimën Erion Çela, i cili u vra nga një grup atentatorësh në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. 35-vjeçari rezulton të jetë pronar i një tabakinoje. Ai dhe gruaja e tij prisnin të bëheshin prindër me një vajzë.

Pre e plumbave ka rënë dhe vëllai i tij Blerim Çela, 28 vjeç. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe fytyrë.

Arben Dani, 46 vjeç dhe kamarieri i lokalit Azbi Selimaj, 19 vjeç janë dy personat e tjerë që u plagosën në atentatin e orës 16:15 në Tiranë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Sipas të dhënave të policicë, qitësit janë larguar me shpejtësi drejt Laprakës. Ambulanca që mbërriti për të transportuar Erion Çelën erdhi me 30 minuta vonesë. Deri tani, nuk ka asnjë informacion për identitetin e atentatorëve dhe rrethanat e ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi, një viktimë, katër të plagosur

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane azbi selimaj blerim çela edmond crroj erion çela sulm me arme ne don bosko atentat ne tirane azbi selimaj blerim çela edmond crroj erion çela sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll