Aktualitet

Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha: Po përgatit sulm (ZHVILLIMET)

4 Janar 2022, 11:46 Nga DOSJA
Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha:

TIRANË– Blindimi i selisë së Partisë Demokratike dhe veshja e xhamave me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e partisë, është interpretuar si shndërrim në bunker nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka reaguar nëpërmjet një deklarate ditën e sotme, ku shkruhet se Basha po tenton të shndërrojë selinë e PD në ‘bunkerin e tij privat’. Ata e akuzojnë Bashën se po vendos dyer të blinduara mirëpo nuk do të lejojnë kurrë asnjë hekur që të mbajë peng vullnetin e tyre.

Pas deklaratës së Grupit të Rithemelit të Partisë blu, Berisha njoftoi se në datën 8 janar do të mbahet një protestë kombëtare si dhe ka apeluar kryetarin e PD Lulzim Basha të lirojë zyrën. I menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike, të cilët kanë akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po nxit dhunë me deklaratat dhe aktet e tij. Në një reagim zyrtar këtë të martë, zyra e shtypit e PD thotë se Berisha dhe personat që e shoqërojnë “janë duke përgatitur sulm kundër PD”.

Edhe vetë Basha shprehu mendimin e tij në lidhje me protestën e thirrur nga ish-kryeministri se po përpiqet të sulmojë godinën e PD-së që ta kthejë në “bunker” për t’u mbrojtur. Më pas, sekretari i PD-së Gazment Bardhi i konsideroi ndryshimet në godinën e selisë blu si të parrezikshme, ndërsa konsideroi protestën e 8 janarit si rrezikun real ndaj partisë më të madhe opozitare. N/kryetari Enkelejd Alibeaj shkroi në “Twitter”se ish-kryeministri Berisha nuk ka moralitet me thirrjen e protestës së 8 janarit duke e quajtur ndërmarrje antidemokratike. Sipas tij, Berisha duhet të kthehet në shtëpi dhe demokratët të zhvillojnë betejën e vetme për rrëzimin e regjimit të korruptuar të Edi Ramës.

Ditën e djeshme, dyert e selisë blu u blinduan. Dosja.al raportoi ndryshimet që u bënë në ambientet e jashtme të selisë blu, pak ditë para paralajmërimit të Berishës.

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka vendosur afate Bashës. Nëse kryedemokrati nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, Berisha do të organizojë një protestë paqësore, ku anëtarësia e partisë do ta nxjerrë “butësisht” nga zyra. Do jetë përmbaruesi i anëtarësi ai që do ta largojë Bashën, është thënë nga grupi i Rithemelimit të PD-së. Ditën e shtunë, datë 8 Janar, pritet të mbahet protesta, përpara selisë së PD-së.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Protesta, Alibeaj: Berisha s’ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike

“Basha mbrohet nga 4 gardistë”, Hoxha: Çdo demokrat mund të futet lehtësisht te PD

Bardhi: Rreziku për bunkerizimin e PD nuk vjen nga adezivët me logon e saj

Basha:Hera e 1 në Shqipëri që politikani ‘non grata’ thërret protestë kundër partisë

Floriana Garo sulmon ashpër Bashën: S’ka bunker, bravë apo shul që na frenon!

Nishani: Asnjë derë brave, hekur apo shul s’e mban dot peng vullnetin e demokratëve

Berisha paralajmëroi protestë! Basha: Po përgatitet të sulmojë selinë tonë

Berisha: Protestë kombëtare më 8 janar, para selisë së PD

Blindohet PD/Berisha: Lul Brava shndërron shtëpinë e demokratëve në bunker personal!

Blindimi i portës së PD! Komisioni i Rithemelimit: Basha po e kthen në bunker privat

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll