Aktualitet

VD/ Pas syzeve! Dy efektivët e rendit “harrojnë” detyrën në Gjirokastër

4 Janar 2022, 20:30 Nga DOSJA
VD/ Pas syzeve! Dy efektivët e rendit “harrojnë”

GJIROKASTËR – Dy efektivë të forcave “Shqiponja” në qytetin e Gjirokastrës janë filmuar duke neglizhuar detyrën në mënyrë të çuditshme. Në pamjet e dërguara në redaksinë e Dosja.al shihen se si dy punonjës të njësisë “Shqiponja” futen në një dyqan syzesh optike në lagjen “18 shtatori” duke lënë shërbimin për rreth gjysmë ore.

Të apasionuar pas trendeve të fundit të syzeve, dy efektivët e rendit nuk shqetësohen aspak se po shkelin detyrën duke lënë mënjanë kryerjen e shërbimit për të ndjekur një pasion personal.

Më pas, ata dalin nga dyqani pas 30 minutash duke u larguar me motorrin e njësisë “Shqiponja”.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet forcat shqiponja gjirokaster forcat shqiponja gjirokaster

Sondazh

Poll