Aktualitet

Kërkohej për vrasjen e kryepolicit në Shkodër, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

4 Janar 2022, 11:18 Nga DOSJA
Kërkohej për vrasjen e kryepolicit në Shkodër, arrestohet

GJERMANI- Genc Tafili, i akuzuar për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftarit është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Tafili u ndalua nga autoritetet në aeroport, pasi kishte planifikuar një udhëtim drejt Stambollit në ditën e Vitit të Ri. Mediat gjermane raportojnë se ndaj Tafilit ishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2000 për vrasjen e Zylyftarit.

Interpol Tirana me anë të një reagimi zyrtar bëjnë të ditur se Tafili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi kthimin në burg të këtij tij. Tashmë ai do ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh.

42-vjeçari u lirua nga burgu me kusht në vitin 2017-të nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Ai kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht, për tu larguar jashtë vendit. Në maj të 2021, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit, e duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar. Personat që dyshohet se janë qëlluar janë Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili. Policia arrestoi në atë kohë Admir Tafilin, ndërsa sot Genc Tafili.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Arrestimi i Tafilajt! Interpol Tirana: Do ekstradohet në Shqipëri, do vuajë dënimin

PROFIL / Vrasje dhe arrati, jeta e Genc Tafilit, vrasësit të kryekomisar Zylyftarit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben zylyftari enkelejda hoxha genc tafili arben zylyftari enkelejda hoxha genc tafili

Sondazh

Poll