Aktualitet

Mbesa gjen gjyshin të pajetë në Babrru, dyshimet e para të policisë

4 Janar 2022, 13:22 Nga DOSJA
Mbesa gjen gjyshin të pajetë në Babrru, dyshimet e para të

TIRANË – Mbesa gjen gjyshin të pajetë në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Ngjarja është denoncuar në polici nga vetë mbesa e viktimës, e cila pasi e ka konstatuar gjyshin e saj të pajetë, ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nga këqyrja paraprake ka rezultuar se 59-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup, ç’ka ngre dyshimet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:45, në Babrru, në banesë, është gjetur nga mbesa e tij, pa shenja jete shtetasi Sh. Z., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll